Gjakmarrja është një nga plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare - e trashëguar nga Kanuni i Lekë Dukagjinit - që për vite me radhë solli dhimbje dhe vrasje.
Por, në fillim të viteve ’90, të rinjtë dhe intelektualët u bashkuan për një mision të madh: ndaljen e gjakderdhjes.
Kjo plagë historike, vjen e trajtuar në emisionin MAT në Klan Kosova, në 36-vjetorin e mbajtjes së tubimit madhështor te Verrat e Llukës.
“Heronjtë e pajtimit të gjaqeve” është projekti më i ri, që sjell në kujtesë organizimin e shqiptarëve në rrugën e tyre drejt çlirimit, duke çrrënjosur fillimisht hasmërinë.
Si nisi pajtimi i gjaqeve e qysh Anton Çetta u vu në krye të lëvizjes?
Pse u vendos që tubimi më madhështor të mbahej te Verrat e Llukës?
Si UDB-ja serbe nxiste vrasjet mes shqiptarëve?
Sa gjaqe u pajtuan për një vit?
Cila është pesha e faljes së gjaqeve në ngritjen më pas të Kosovës si shtet?
Këto dhe shumë detaje të tjera, këtë të mërkurë në MAT, me fillim nga ora 22:10.
https://www.youtube.com/watch?v=ejknti9lSPc&list=PLkbYqy6vnNgdIubZuuijwsoeFKLdiWJEV&index=1
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.