Heronjtë e mbrëmshëm të Interit në fitoren 4:3 ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kanë qenë të zëshëm edhe në rrjete sociale.
Ata shprehën ekzaltimin e tyre për triumfin epik ndaj katalunasve dhe vajtjen në Mynih për finalen e garës më të madhe për klube.
“Jo vetëm që përfaqësojmë një klub, por përfaqësojmë një ambicie, sakrificë dhe besim”, ka shkruar heroi i tyre, Dumfries.
“Krenar që mbroj këto ngjyra”, ka shkruar Lautaro Martinez.
“Çfarë nate magjike. Në finale”, ka shkruar heroi tjetër, Yan Sommer.
“Jemi në finaleee”, ka bërtirur heroi tjetër, Franceso Acerbi.
“Shkojmë në Mynih”, tha Bastoni.
“Jua thashë në ballkon...gjithmonë kam besuar”, ka shkruar autori i golit të fitores, Davide Frattesi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.