Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, nuk është larguar nga futbolli norvegjez.
Tash e tutje, ai do ta bartë fanellën e skuadrës së Starbaekut, njofton Klan Kosova.
Klubi nga kryeqyteti norvegjez ka bërë të ditur se Shala do të jetë pjesë e tyre të paktën deri në verën e këtij viti.
Misioni kryesor i Shalës dhe skuadrës së tij të re mbetet kualifikimi për në gara evropiane.
Ndryshe, kjo është skuadra e tetë në karrierën e mesfushorit 29 vjeçar.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.