Ishte data 21 shkurt e vitit 2006, kur ish-ylli francez i futbollit, Thierry Henry, e heshti stadiumin "Santiago Bernabeu".
Me golin e 14-shit të tyre të pazëvendësueshëm, Arsenali mposhti "Mbretërit" me plot yje në skuadër.
Roberto Carlos, David Beckham, Zinedine Zidane, Raul Gonzales, Ronaldo Nazario e shumë të tjerë, për mbi 180 minuta në dy ndeshje, nuk arritën ta shënojnë asnjë gol të vetëm në portën e gjermanit, Jens Lehmann.
"Topçinjtë" e eliminuan Real Madridin, në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve, vit në të cilin më pas shkuan deri në fund, njofton Klankosova.tv.
Arsenali i asaj kohe që udhëhiqej nga trajneri francez, Arsene Wenger, ishte arrë e fortë për të gjithë kundërshtarët në Evropë, teksa atë vit, vetëm në finale u mposht, kur Barcelona triumfonte me përmbysje (2-1), në duelin ku londinezët kishin mbetur me një futbollist më pak që nga minuta 18', pas përjashtimit me karton të kuq të portierit Lehman.
19 vjet më vonë, në kompeticionin kryesor futbollistik për klube në Evropë, "The Gunners" ritakohen sërish me "Merengezët".
Që nga ballafqimi i fundit në UCL mes tyre, Real Madridi e ka fituar plot gjashtë herë këtë trofe, kurse Arsenali nuk ka arritur ta përsëris më suksesin e vitit 2006.
Gjysmëfinalen e ka prekur veç edhe njëherë (2009), dhe dy herë ishte në çerekfinale (2008 dhe 2010), transmeton Klankosova.tv.
Nga edicioni 2010/2011 e deri më 2016/2017, Arsenali është eliminuar çdo vit në 1/8-ën e finales, kurse që nga ajo kohë, nuk u kualifikua më as në fazën e grupeve, deri në sezonin 2023/2024.
Sonte Arsenali rikthehet ta luaj një ndeshje çerekfinale në Ligën e Kampionëve, pas plot 15 vjetësh.
Herën e fundit eliminohej nga Barcelona, me të cilët përballjen e parë e mbyllte barazs 2-2, kurse në atë të kthimit në "Camp Nou", deklasohej me katër golat ë Lionel Messit (4-1).
Arsenal - Real Madrid, transmetohet sonte drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!
Komentator, Andin Lokaj!
https://www.youtube.com/watch?v=NzV4Ad5pwU4
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.