Trepça të mërkurën do ta zhvillojë ndeshjen e parë në këtë edicion të FIBA Europe Cup.
Më saktësisht, kampionët e Kosovës do të luajnë kundër klubit francez JDA Bourgogne Dijon nesër nga ora 20:00.
Të Gjelbrit bëjnë pjesë në grupin H bashkë me të lartpërmendurit, si dhe me MHP Riesen Ludëigsburgun dhe Caledonia Gladiators.
Kjo është herë e dytë që gjiganti kosovar merr pjesë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.
Përndryshe, sa u përket pjesëmarrjeve në garat evropoiane, Trepça është klubi i parë kosovar që ka arritur të fitojë një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Sukses më të madh në FIBA Europe Cup ka pasur deri tash Prishtina e cila kishte arritur ta kalonte fazën e grupeve dhe të shkonte deri në Top 16.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.