Lajmet e fundit

Duhet t’i ketë ndodhur shumë prej nesh, në mëngjes kur gjumi nuk na ka dalë ende, ta derdhim në rroba apo nëpër shtëpi kafenë.
Për të mos prishur rrobat do të ishte mirë të vepronim menjëherë. Një nga mënyrat më të thjeshta është të vendosim rrobat në lavatriçe. Një tjetër alternativë është të përdorim uthullën, njofton living. Spruconi vendin e njollosur me ujë të distiluar dhe me uthull molle, e lini të veprojë për 10 minuta dhe filloni të fërkoni vendin derisa njolla të jetë sfumuar, më pas lajeni vendin me ujë të nxehtë.
Për disa veshje të cilat nuk mund t’i fusni në lavatriçe ose rrugica tapeti mjafton t’i lini në ujë të nxehtë dhe uthull molle qoftë edhe për tërë natën.