Lajmet e fundit

Si futbollist ka qenë i pazëvendësueshëm, por jo edhe si trajner.
Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry pritet që të shkarkohet nga pozita e trajnerit te Monaco, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Francezi pritet që të zëvendësohet nga ish menaxheri i këtij klubi, Leonardo Jardim.
Henry e kishte pasuar Jardimin në tetor të vitit të shkuar por ka dështuar në detyrën e parë menaxheriale duke korrur vetëm dy fitore në 12 takime në ligë.
Kështu Jardim mund ta rimarr detyrën te Monaco që ndodhet në pozitën e 19 në kampionat.