Lajmet e fundit
Legjenda franceze është një nga mundësitë që po shqyrtohet nga Federata e Futbollit të Uellsit për shef të pankinës

Ish sulmuesi i Arsenal, Thierry Henry, është në listën e ngushtë të alternativave për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Uellsit.
Gjysmëfinalistët e Euro 2016 janë duke kërkuar trajner të ri, qëkur Chris Coleman u dorëhoq, me Ryan Giggs dhe Craig Bellamy po ashtu si mundësi.
Por Henry, që ka kaluar vitin e fundit si ndihmëstrajner tek Belgjika, është kandidat befasues teksa bën hapat e parë drejt karrierës menaxheriale.