Lajmet e fundit

Thierry Henry ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin atë me marrjen e detyrës së trajnerit të Arsenal.
Ai ka thënë se nuk e di se a është i sigurt për këtë rol.
E ardhmja e Arsene Wenger është vënë në pikëpyetje kohët e fundit, kurse edhe kontrata i skadon në fund të kësaj sezone dhe nuk dihet nëse do ta vazhdojë.
“Emri im është lakuar se do ta pasojë Wenger, e kam dëgjuar këtë. Por e kam vështirë të flas për këtë. Kam respekt të madh për gjithçka që ka bërë ai trajner”.
“A jam gati? Nuk e di dhe askush s’e di, më duhet ta mësojë atë punë. Nuk kam ndonjë qëllim në kokë”, ka thënë legjenda e Arsenal, transmeton Klan Kosova.
Ai ka thënë se do të donte që bëhej trajneri i The Gunners, por që tash është duke mësuar.