Lajmet e fundit
Ish-kapiteni i Arsenalit, Thierry Henry ka thënë se Arsenali me vetëm pak punë mund të jetë pretendent serioz për të fituar titullin e kampionit në Angli sezonin e ri.

Sipas tij Arsenal ka shfaqur përparim në edicionin e fundit ndërsa pritet të ketë paraqitje edhe më të mira sezonin e ardhshëm.
Gunners përmbyllën kampanjën e tyre duke e fituar titullin e FA Cup dhe duke u pozicionuar në pozitën e tretë në kampionat.
“Nuk është edhe e lehtë të fitosh FA Cup radhazi, por ata e kanë bërë këtë” ka thënë Henry.
Sipas legjendës së klubit, kjo gjeneratë që ka Arsenali tash ka potenciale të mëdha për të bërë shumë më shumë.
Ai ka thënë se me vetëm pak përkushtim dhe me disa blerje jo të mëdha mund të arrihet gjithçka, pasi sipas tij lojtarët e Wenger janë në rrugën e duhur.
Ndërsa edhe strategu francez ka paralajmëruar se do të sjell emra të rinj këtë verë në Emirates Stadium.