Lajmet e fundit
Mesfushori i Liverpool, Jordan Henderson ka lutur bashklojtarin e tij, Raheem Sterling që të qëndrojë në Anfield.

Sterling ka bërë të ditur më parë se mund të ikë nga Liverpooli këtë verë, duke treguar se edhe nëse i ofrohen 900.000 funta në javë nuk do të nënshkarujë kontratën e re.
Interesim të madh për anglezin kanë shprehur skuadrat e mëdha evropiane si: Real Madrid, Arsenal dhe Manchester United.
Henderson ka thënë se dëshiron që të luajë më të sëbashku për Liverpoolin.
“Sterling është një lojtar i madh, ai ka qenë i shkëlqyer për Anglinë dhe shpresoj se do të qëndrojë”
“Ai është një djalë shumë i mirë, por që ka marrë kritika të shumta në lidhje me vazhdimin e kontratës, të gjithë lojtarët tjerë duan që ai të qëndrojë” ka thënë Henderson.