Lajmet e fundit
Disa yje të Liverpoolit kanë vuajtur nga lëndimet javët e fundit, por mesfushori insiston se nuk është faji i menaxherit.

Jordan Henderson ka mohuar pretendimet se shkak për lëndimet e lojtarëve javëve të fundit janë metodat e përdorura nga Jurgen Klopp.
Disa lojtarë të Liverpoolit kanë vuajtur nga lëndimet muskulore javët e fundit, duke e lënë Kloppin me pak mundësi për të zgjedhur.
Por Henderson ka thënë se skuadra është stërvitur rrallë për shkak të agjendës së ngjeshur.
“Nuk e besoj aspak, që ta them të drejtën. Me gjithë ato ndeshje që kemi luajtur, pak ka kohë për stërvitje”.
“Ne duhet të pushojmë, të luajmë dhe të pushojmë, pak ka vend për stërvitje”.
“Klopp na teston mentalisht më shumë. Ai do që secili ta kuptojë idenë e tij”.