Lajmet e fundit

Zvicra ka shënuar fitore ndaj Spanjës, me rezultat të ngushtë 2-1, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Golin e parë në ndeshje e kanë shënuar mysafirët me Manuel Akanjin, në minutën e 21', derisa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë nisi mirë për Spanjën, pasi barazuan rezultatin me Jordi Alban, në minutën e 55', por që helvetikët e kthyen epërsinë shpejtë, pas vetëm tre minutave, me Breel Embolon.
Më gola nuk dhuroi kjo ndeshje dhe u mbyll me fitoren e zviceraneve.
Zvicra pas fitores kalon në vendin e tretë në Ligën A, në Grupin 2, me gjashtë pikë, të grumbulluara nga pesë ndeshje, derisa Spanja mbetet në vendin e dytë me 8 pikë. /Klankosova.tv/