06.03.2019 · përditësuar para 2687 dite1 min lexim
Hello Kitty, imazhi të cilin tashmë e kemi parë në pizhame, në çanta, lapsa e shumëçka tjeter do ta shohim edhe në ekranin e madh.
Pronari i markës nënshkroi marrëveshjen e parë të filmit për macen ikonë.
Pas pesë vjetësh diskutime, Sanrio, firma japoneze që menaxhon imazhin, ka nënshkruar një marrëveshje me një njësi të Warner Bros, New Line Cinema.
Tregimi i filmit ende nuk është vendosur.
"Një kërkim për shkrimtarë dhe krijues të talentuar do të fillojë menjëherë", tha Sanrio në një deklaratë.
Filmi do të bëhet nga Flynn Picture Company dhe do të prodhohet nga New Line Cinema, një njësi e Warner Bro.
Produktet Hello Kitty janë shitur në 130 vende të botës, me gamën të gjerë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.