Qyteti i Kumeratu në provincën ruse Bashkortostan është i njohur për fabrikën e e helikopterëve ndërsa mishi i kalit njihet si një delikatesë rajonale, sipas International Business Times UK, transmeton Klan Kosova.
Për të shënuar përvjetorin e themelimit të qytetit disa njerëz shkuan përtej dhe vendosën që ta krijojnë modelin më të madh të helikopterit, por me salçiçe të mishit të kalit.
Edhe pse ky model i avionit nuk mund të fluturojë, ai i ka të gjitha paisjet qëi ka një helikopter standard.
Deri më tani, Amerika ka ndërtuar skulpturën më të madhe nga salçiçet ndërsa Reuters ka raportuar se të gjitha salçiçet e përdorura në këtë model janë prodhime lokale dhe organike.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.