Lajmet e fundit

Aktorja britanike Helen Mirren, nuk ka një, por tre punime prej dylli në muzeun Madame Tussauds në Londër.
70 vjeçarja numëron më shumë se çdokush punime në shtëpinë e “kopjeve”.
“Cila është e vërteta”, pyeti me shaka aktorja, derisa pozonte me njërën nga figurat, transmeton Klan Kosova.
Punimet e shfaqin Mirren në rolet e saj më të rëndësishme – si detektivja Jane Tennyson në serinë televizive "I dyshuari kryesor" dhe si Mbretëresha Elizabeth II në "The Queen", rol që i dha asaj Oskarin.
Kurse kukull e tretë, e bërë në vitin 2010, tregon Mirren në një fustan të zi në qilim të kuq.
“Është si unë të kem tri motra”, tha aktorja që së fundmi fitoi Tony Awardin e saj të tretë për rolin e Elizabeth II.
Helen Mirren, e cila është konsideruar si një nga aktoret më të mëdha të kohës sonë, ka një karrierë tepër të suksesshme, si në film e televizion, ashtu edhe në teatër, e cila po vazhdon të zgjatë tash e 50 vjet, njoftoi Reuters, transmeton Klan Kosova.