Lajmet e fundit

Menaxheri i Schalke 04 ka thënë se klubi nuk ka pranuar ndonjë ofertë të re për Draxler, por që ka bërë më dije se gjermani ende mund të largohet në drejtim të ndonjë skuadre të re.
Juventusi ka qenë i përmendur se dëshiron që të sigurojë shërbimet e tij, duke dërguar edhe një ofertë prej 22 milionë dollar, por që e cila është refuzuar nga drejtuesit e Schalke.
Heldt ka thënë se nuk ka në plan që të shes yjet e skuadrës, por që sipas tij të ardhmes nuk i dihet dhe se gjithçka mund të ndodhë.
“Ne kemi pranuar një ofertë për të por që e kemi refuzuar. Prej atëherë nuk ka pasur ndonjë ofertë të re”.
“Ne kemi një marrëveshje verbale me Draxler për një renovim të kontratës. Jam i obliguar edhe njëherë që të flas me të. Nuk di se çka mund të ndodhë deri me 31 gusht. Përsërisë, Schalke nuk dëshiron ta shes Draxler” ka thënë Horst, transmeton Klan Kosova.