Lajmet e fundit

Trajneri i Schalke 04, Horst Heldt ka thënë se mesfushori, Julian Draxler kishte dëshirë për të kaluar tek Juventusi para përfundimit të afatit kalimtar.
Zonja e Vjetër kishte dërguar një ofertë zyrtare por që ishte refuzuar nga drejtuesit e Schalke, ndërsa më vonë vendosën ta shesin tek Wolfsburg.
“Mendoj që Julian shpresonte shumë për një kalim në Torino. Por interesimi i Juves nuk ka qenë aq i madh sa kanë menduar tifozët e këtij klubi”.
“Wolfsburg dërgoi një ofertë dy ditë përpara se të mbyllet afati kalimtar dhe për ne ka kuptim që të punojmë më lojtar të cilët duan të luajnë për ne”, ka thënë Heldt, njofton Klan Kosova.