Lajmet e fundit

“Ngjyrat janë shpirtërore, të shkrira dhe të ndjeshme. Në momente të caktuara, ato bëhen muzikë, film, këngë, instrument—një prezantim artistik për t’u lexuar sipas perceptimit të publikut”.
Prelvukaj i quan tërheqëse konceptet e Sokolit, pasi që ato nuk lexohen përmes shkronjave por përmes objekteve miniaturale dhe masive, që sipas saj, “na ftojnë për të kuptuar gjuhën vizuale të formuar nga katrorë dhe kube”.
“Artisti kërkon diçka futuriste, ku imagjinata i takon vetëm atij, i cili e sjell më pranë nesh. Konceptet e tij janë tërheqëse—ato nuk lexohen përmes shkronjave, por përmes objekteve miniaturale dhe masive, të cilat ngjallin disponim dhe kureshtje, duke na ftuar të kuptojmë, apo jo, gjuhën vizuale të formuar nga katrorë dhe kube. Kjo të shtyn të mendosh: Cilit nga këto objekte i përkasim ne?”
“Ekzistente është kur e ndien dhe e plason një vepër artistike pa e kërkuar lejen e inteligjencës artificiale. Artisti e zbërthen imagjinatën dhe krijon duke përcjellë mesazhe intriguese për kuptimin ose moskuptimin e këtij alfabeti abstrakt—si një udhërrëfyes i së ardhmes”, përfundon ajo.