Lajmet e fundit

Lojtari i Përfaqësues së Kosovës, Hekuran Kryeziu pas ndeshjes me Islandën është shprehur se kjo ndeshje ishte ndër të mirat që Kosova ka luajtur.
“Besoj se kemi luajtur ndeshje të mirë, por na mungon eksperienca po po ecim përpara. Kjo ndeshje ishte një ndër më të mirat”, ka thënë Kryeziu në një intervistë për Televizionin Publik.
Ai është shprehur poashtu se kanë pritur që ekipi i Islandës të jetë më ofanziv dhe ka ritheksuar edhe njëherë se Kosova është përfaqësuese e re andaj i duhet më shumë kohë.
“Jemi përfaqësuese shumë e re, na duhet kohë shumë për të ardhur aty ku duam ndonëse e di se publiku ka pritur fitore”, ka përfunduar ai.