Lajmet e fundit

Mesfushori Hekuran Kryeziu, i është bashkuar sot Përfaqësueses së Kosovës.
Ai ka pësuar në fundjavë një lëndim me skuadrën e tij Cyrih, prandaj nuk është ende e sigurt nëse do të paraqitet në ndeshjen kundër Danimarkës, njofton Federata e Futbollit, transmeton Klan Kosova.
"Futbollistët e Kombëtares së Kosovës po e presin me padurim paraqitjen para tifozëve të tyre të flaktë në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës. Atmosfera në ekip është shumë e mirë, derisa pjesës tjetër të futbollistëve iu ka bashkuar edhe Hekuran Kryeziu, i cili në fundjavë pësoi një lëndim te skuadra e tij Cyrih dhe tani mbetet të shihet gjendja e tij gjatë seancës së sotme stërvitore nga përzgjedhësi Bernard Challandes dhe stafi i kombëtares", thuhet në kumtesë.
Ndeshja Kosovë – Danimarkë zhvillohet, nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00.