Si në përralla!
Heidi Klum dhe Tom Kaulitz e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni shumë romantike në Capri të Italisë të shtunën.
Supermodelja 46 vjeçare ka ndarë me fansat e sa një fotografi nga dasma e tyre e mrekullueshme.
“Ne e bëmë! Zonja dhe zotëri Kaulitz”, ka shkruar Klum në fotografinë ku çifti shihet duke u puthur me pasion – të cilën e ka shoqëruar me shumë zemra.
Ata janë martuar sikur në përalla në jahtin luksoz Christina O derisa në fotografinë e postuar shihet se puthen në një ambient të mbushur me lule të bardha.
Dhëndrri kishte të veshur një kostum të bardhë derisa flokët e gjatë i kishte lëshuar.
Në ndërkohë, supermodelja kishte veshur një fustan të bardhë të fryrë dhe vello shumë të gjatë.
https://www.instagram.com/p/B0yJPNWp3Yf/?utm_source=ig_embed
Kjo është dasma e dytë për çiftin pasi ata paraprakisht janë martuar, larg syrit të publikut dhe mediave, më herët gjatë këtij viti.
Në ndërkohë, kjo është martesa e tretë për Klum e cila më herët ishte e martuar me Seal nga 2005 deri në vitin 2014.
Nga viti 1997 deri në vitin 2002, ajo ishte e martuar me stilistin e flokëve që është i njohur në botën e yjeve, Pic Pipino.
Pas martesës, çifti i lumtur e kanë shijuar gjithë vikendin në Itali ku kanë qenë të shoqëruar nga katër fëmijët e Klum – Helene (15), Henry (14), Johan (12) dhe Lou (9) dhe familjarët dhe miqtë e tyre.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.