Heidi Klum po e shijon Hong Kongun!
Supermodelja ka postuar disa fotografi në Instagram ku duket se ajo po kalon disa momente “të nxehta” me të fejuarin e saj Tom Kaulitz.
Në këto fotografi që modelja i ka ndarë me fansat e saj shihet 45 vjeçarja topless dhe e veshur vetëm me brekë të zeza derisa po shijon pamjen e qiellit të Hong Kongut.
Në tre fotografitë e tjera, Klum dhe Kaulitz shohin njëri-tjetrin në sy derisa janë të ulur pranë një dritareje – të dy duket se janë të zhveshur derisa kanë realizuar këto selfie.
https://www.instagram.com/p/BvP05HYh3Mj/?utm_source=ig_embed
Edhe pse çifti janë bashkë që një vit e gjysmë, ata duket se janë akoma në fazën e muajit të mjaltit, të paktën bazuar nga fotografitë e fundit.
Ata janë fejuar në muajin dhjetor. Supermodelja e njohur ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin e saj Seal, Henry, 13, Johan, 12, dhe Lou, 9.
Ajo po ashtu ka edhe vajzën 14 vjeçare Leni nga lidhja me ish të dashurin Flavio Briatore.
Por, pavarësisht se është nënë e katër fëmijëve, Heidi Klum ka treguar se vazhdon të ketë forma trupore që secila grua do t’i kishte lakmi.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.