Heidi Klum, më në fund, ka konfirmuar largimin e saj shumë kohë të përfolur nga tavolina e gjyqtarëve të “America’s Got Talent”.
Ish-supermodelja ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram me momentet e saj të preferuara nga ky show, së bashku edhe me një fotografi me kolegët e saj të jurisë.
“Doja t’iu them faleminderit. Ishte e mrekullueshme të punoja këto gjashtë vjet në America’s Got Talent”, ka shkruar ajo.
https://www.instagram.com/p/BuC0iQqjJ7f/?utm_source=ig_embed
“I dua kolegët e mi të jurisë, prezantuesit e këtij spektakli dhe gjithë ekipin e mrekullueshëm. Ka qenë një eksperiencë fantastike dhe do të më mungoni të gjithë. Edhe pse nuk do të jem e ulur më në tavolinën e jurisë, unë do t’iu ndjekë dhe do të votojë nga shtëpia, gjithmonë”, ka thënë tutje Klum.
Juliane Hough nga “Dancing with the Stars” dhe aktorja Gabrielle Union do t’i bashkëngjiten jurisë së “America’s Got Talent” për t’i zëvendësuar modelen Klum dhe ish-anëtaren tjetër të jurisë Mel B ndërkohë që Simon Cowell dhe Howie Mandel do të vazhdojnë të jenë pjesë e jurisë.
https://www.instagram.com/p/BuDEkNLDtx0/?utm_source=ig_embed
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.