Heidi Klum nuk bën shaka kur vjen puna te planifikimi i dasmës së saj.
Supermodelja 45 vjeçare ka bërë të ditur në një intervistë për ET se ajo dhe i fejuari i saj Tom Kaulitz tashmë kanë caktuar datën për kurorëzimin e dashurisë së tyre.
"Po, mendoj se ne kemi vendosur datën. Do ta kuptoni së shpejti, besoj", ka thënë Klum pa zbuluar më shumë detaje.
Anëtarja e jurisë në
"America's Got Talent" megjithatë ka thënë se planet e saj të dasmës megjithatë "po realizohen duke ardhur drejt fundit".
"Ne jemi dy gjermanë - do të jetë një dasmë shumë e organizuar dhe gjithçka do të jetë në kohë. Shumë, shumë në kohë dhe jashtëzakonisht e organizuar", ka thënë ajo me shaka.

Modelja dhe kitaristi i Tokio Hotel janë fejuar në muajin dhjetor duke e bërë të ditur këtë lajm, me plot entuziazëm, në rrjetet sociale.
Çifti do ta festojnë Shën Valentinin për herë të parë këtë vit si të fejuar. Megjithatë, për Klum " çdo ditë është Shën Valentin me mashkullin e saj".
"Çdo ditë është Shën Valentin, me të", kishte deklaruar ajo në një intervistë.