Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka folur nga Pentagoni mbi luftën në Iran.
Ai u pyet fillimisht për kërcënimin e minave në Ngushticën e Hormuzit, shkruan
BBC, transmeton Klankosova.tv.
Hegseth thotë se tranziti nëpër ngushticë po ndodh, por është "shumë më i kufizuar" nga sa do të donin njerëzit dhe me më shumë rrezik. Kjo për shkak se Irani po bën "gjëra të papërgjegjshme", thotë ai.
Ai thotë se çdo vendosje minash do të trajtohet, duke e quajtur atë një "shkelje të armëpushimit".
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.