Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth, ka mbajtur konferencë për media pas një takimi me homologët e tij të NATO-s.
"Vendet atje po e kalojnë shumë 2% dhe mendojmë se janë shumë afër, pothuajse afër konsensusit, për një angazhim prej 5% për NATO-n," tha ai.
ShBA-të po u bëjnë thirrje aleatëve të NATO-s të shpenzojnë 5% të GPS-së për mbrojtje, shumë më tepër se objektivat aktuale.
"Ka disa vende që nuk janë ende atje, nuk do të përmend emra," shtoi ai.
I pyetur konkretisht për Mbretërinë e Bashkuar, ai thotë "do të arrijmë atje”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.