Lajmet e fundit
51 vjeçari beson se skuadra e tij i nxori të gabuar të gjithë kundërshtarët me fitoren befasuese ndaj Los Blancos në Volkswagen Arena.

Dieter Hecking ka shprehur lumturinë e tij për fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Real Madrid, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ricardo Rodriguez konvertoi një penalti në gol, ndërsa Maximilian Arnold e dyfishoi epërsinë e vendësve disa minuta më vonë.
Trajneri i Wolfsburg mendon se gjyqtari pati të drejtë kur akordoi penalti dhe lavdëroi skuadrën për lojën e treguar.
“Të martën ua thashë këtë gjë, por askush nuk më besoi. Por siç e shihni, gjithçka është e mundur”.
“Duhet shumë energji për ta mposhtur një skuadër si Reali”.
“Penalti ekzistoi sepse pati kontakt, për mendimin tim”.