Lajmet e fundit

Heather Locklear do të jetë në shtëpi për festën e Krishtlindjeve – të paktën për disa ditë.
Aktorja 57 vjeçare është larguar nga spitali psikiatrik ku po trajtohet, për të festuar Krishtlindjet në Los Angeles, me familjarët dhe miqtë e saj.
“Heather është larguar nga spitali për disa ditë, për shkak të pushimeve të festive. Ajo po përpiqet që të kalojë këtë kohë sa më mirë, duke qëndruar më shumë me të dashurin e saj Chris [Heisser]”, ka thënë një burim pranë aktores për revistën People.
Locklear është lëshuar nga spitali ditën e shtunë, ditën e njëjtë kur e bija e saj 21 vjeçare Ava është kthyer në shtëpi nga udhëtimi i saj në Haëaii me babain e saj, Richie Sambora.
Sipas të njëjtit burim, Locklear do të jetë jashtë spitalit për disa ditë dhe më pas do të kthehet në trajtim.
“Familja e saj dëshiron që ajo të jetë mirë. Të gjithë po përpiqen që ajo të jetë sa më mirë”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.
Heather Locklear kishte përfunduar në spitalin psikiatrik pasi kishte pësuar një thyerje nervore.
Ylli i “Melrose Place” ishte pranuar në spital më 19 nëntor, pasi terapisti i saj kishte ardhur në përfundim se ajo ka nevojë për ndihmë mjekësore.
Nuk dihet nëse thyerja nervore që aktorja ka pësuar së fundmi ka të bëjë me konsumimin e alkoolit.
Hospitalizimi i Locklear është incidenti i fundit në një seri të problemeve me shëndetin mendor dhe abuzimeve me substance narkotike.
Heather më herët ishte arrestuar për sulm ndaj një zyrtari policor dhe personalit të emergjencës, para se të hospitalizohej për overdozë në muajin qershor.
Disa javë më vonë, ajo ishte shtrirë në spital për trajtim mjekësor për abuzimet me substanca narkotike dhe trajtim për shëndetin mendor.
Ajo aktualisht përballet me tri akuza për incidentet e muaji qershor.