Rrjeti HBO ka vendosur të heqë aktorin serb Millosh Bikoviq nga kasti i serialit “The White Lotus”, pasi autoritetet ukrainase e kritikuan aktorin për “mbështetje të Rusisë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë”.
Bikoviq hodhi poshtë akuzat, duke e quajtur atë një “fushatë të tagetuar” kundër tij, shkruan N1, raporton Klankosova.tv.
Më 24 janar, ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës postoi në platformën X, duke thënë se “aktori serb, i cili ka mbështetur Rusinë që nga fillimi i pushtimit të plotë, tani do të luajë në sezonin 3 të HBO-së ‘The White Lotus’”, dhe duke pyetur HBO-në “a është mirë që ju të punoni me një person që mbështet gjenocidin dhe shkel ligjin ndërkombëtar?”.
Postimi u shoqërua me një video që tregonte Bikoviqin duke marrë një medalje nderi nga presidenti rus Vlladimir Putin në vitin 2018.
HBO njoftoi së shpejti se po ndahej me aktorin.
“Ne kemi vendosur të ndahemi me Millos Bikoviq dhe roli i tij do të ricaktohet”, tha një zëdhënës i HBO në një deklaratë.
Bikoviq ndërkaq u përgjigj duke thënë se ai nuk do të “përulej para asnjë narrative që kërkon të komprometojë integritetin tim”. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.