Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune drejtorin e teatrit profesionist të qytetit, Erson Zymberi dhe kryetarin e shoqatës sindikale të teatrit, Naser Zymberi.
Gjatë takimit është diskutuar lidhur me kalendarin e aktiviteteve të teatrit dhe për buxhetimin për vitin 2019.
Kreu i Gjilanit në këtë takim ka shfaqur zotimin për mbështetjen maksimale për teatrin profesionist të qytetit, me të gjitha kapacitetet komunale, në mbarëvajtjen e punës në këtë institucion të krenarisë së Gjilanit.
Drejtori i teatrit, Erson Zymberi dhe ai i sindikatës, Naser Zymberi, kanë falënderuar Hazirin për takimin kontruktiv dhe zotimin e tij për përkrahje të parezervë, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.