Lajmet e fundit

“Proceset politike nuk definohen në LDK kështu. Ne kemi debat të brendshëm i cili sot ka fillu, me një organ është mbyllë. Do të vazhdohet me organet tjera. Vendimmarrës është lidershipi i LDK-së. Grupi i deputetëve bart sovranitet qytetar. Janë 18 deputetë që kanë votë qytetarë që në fund do ta kenë edhe rolin e peshën e vet”, deklaroi Haziri.Ai bëri të ditur se diskutimet e nisura në mbledhjen e sotme do të vazhdojnë edhe në organet e tjera të partisë, ku do të shqyrtohen hapat e mëtejmë pas zgjedhjeve, raporton Klankosova.tv. Haziri shtoi se, pavarësisht dallimeve që mund të ekzistojnë për mënyrën se si duhet të ecë përpara partia, brenda LDK-së nuk ka ndarje sa i përket objektivave.
“Ne mund të kemi dallime për rrugë, por për qëllimin s’kemi dallime”, u shpreh ai.Mbledhja e Kryesisë së LDK-së u zhvillua në një moment kur brenda partisë janë shtuar kërkesat për përgjegjësi politike pas rezultatit të zgjedhjeve, ndërsa drejtuesit kanë nisur analizën e brendshme për ecurinë e mëtejshme.