Lajmet e fundit

Sulmuesi i Chelseas, Eden Hazard, ka thënë se do ta konsideronte transferimin në Real Madrid, nëse fituesit e Ligës së Kampionëve do t’i afroheshin për nj gjë të tillë.
“Sigurisht, që do ta konsideroja nëse Madridi do ta bënte një ofertë”, tha Hazard për reporterët.
“Jam i prirur të fitoj trofe. Do të ishte e madhe po ta fitoja Ligën e Kampionëve. Por qëllimi i Chelseas është që ta fitojë Ligën e Kampionëve po ashtu, shtoi ai.