Lajmet e fundit
Mesfushori belg e ka pranuar se ai nuk do të mund të bëhet si Messi apo Ronaldo.

Eden Hazard nuk mendon se në ndonjë pikë në karrierën e tij ai do të jetë i barabartë me dy titanët e futbollit sot, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Megjithëse sezonin e shkuar shënoi 19 gola dhe u zgjodh Lojtari i Vitit në Premier Ligë, ai e ka pranuar se nuk shpreson se një ditë do të bëhet si ‘dhjeta’ apo ‘shtata’ më e mirë në botë.
“Do të mundohem, por nuk besoj se do të arrij të bëhem golshënues klasik”.
“Është diçka mendore – kur jemi duke fituar 2:0, unë mendoj se kaq mjafton”.
“Unë në kërkoj rekordet si të tjerët. Nëse shënoj një numër të caktuar golash jam i kënaqur”.