Lajmet e fundit
Belgu ka paralajmëruar rivalët se Blutë nuk e kanë në plan të ngadalsojnë ritmin

Eden Hazard ka thënë se do të bëjë historinë, duke e drejtuar Chelsea në vazhdimin e serisë së fitoreve në Premierligë.
Chelsea regjistroi fitoren e 12-të radhazi në fitoren 3-0 ndaj Bournemouth të hënën.
Hazard shënoi një penalti dhe mbështeti skuadrën në dy golat e tjerë, ndërsa pas ndeshjes ka thënë se nuk e kanë ndërmend të ndalen.
"Ndjehemi mirë. Jemi plot vetëbesim. Ne i marrim ndeshjet një nga një, dhe i fitojmë si të tilla".
"Nuk jemi të shqetësuar për rekorde, por besoj se mund ta bëjmë këtë gjë".