Lajmet e fundit

Mesfushori i Chelseas, Eden Hazard, ka thënë se ka raporte të mira me trajnerin e skuadrës, Mohurinho dhe se ato që fliten janë vetëm spekulime.
Blegu ka thënë se për të Mou është trajneri më i mirë për Chelsean.
Pas formës jo të mirë që ka kaluar personalisht lojtari por edhe skuadra këtë sezonë, flitej se marrëdhëniet në mes të Hazard dhe Mohurinho janë përkeqësuar.
“Kam dëgjuar shumë gjëra, por ju them se nuk ka të vërtetë asgjë nga ato, çdo gjë është në rregull”, ka thënë Hazard.
Ai ka thënë se shpreson që me Mohurinhon të fitojë shumë tituj, nëse jo sivjet, vitet në vijim, transmeton Klan Kosova.