Lajmet e fundit

Futbollisti i Chelsea-s, Eden Hazard ka thënë se këngët e tifozëve të Real Madridit se ai do t'iu bashkohet Mbretërve janë të gabuara dhe se fokusi i tij është në "Stamford Bridge".
Belgui është lidhur me një transferim në "Santiago Bernabeu", e sidomos pas rikthimit të Zinedine Zidane te ky klub.
"Ata e kanë gabim. Tani për tani jam i fokusuar në Chelsea-n deri në fund të stinorit" , ka thënë Hazard për Sky Sports.
"Dua që të përfundoj në top katërshe dhe ta fitoj Ligën e Evropës, kemi ende për të bërë dhe pastaj shohim".