Lajmet e fundit

Real Madrid është duke planifikuar për ta bërë një zgjidhje gjatë verës, duke transferuar mesfushorin e Chelsea, Eden Hazard.
Zinedine Zidane thuhet se do ta ofrojë sulmuesin Alvaro Morata për skuadrën nga Londra dhe plus të holla, shkruan MundoDeportivo, transmeton Klan Kosova.
Belgu sivjet ka kaluar nëpër formë të mirë duke shënuar 12 gola dhe duke asistuar në katër raste në 26 paraqitje këtë sezonë.
Kurse Morata edhe në të kaluarën ka qenë i përmendur për një shkëmbim me The Blues, por që është bërë fjalë për sulmuesin Diego Costa.