Lajmet e fundit
Belgu ka thënë se nuk është duke menduar për të ardhmen, por e ka pranuar se do të jetë i vështirë largimi nga Stamford Bridge, pas një sezoni të vështirë.

Eden Hazard ka thënë se do të qëndrojë në Stamford Bridge, por se vendimin final nuk do ta marrë deri pas Euro 2016.
Raportimet e medieve e lidhin belgun me një largim nga Blutë, sidomos pas interesimit të ish shefit të tij, Jose Mourinho, për ta transferuar tek Manchester United.
Por Hazard ka thënë se nuk është duke menduar për këtë gjë dhe me shumë gjasë do të mbetet në skuadër.
"Kemi folur pak me menaxherin. Natyrisht deri tani jam për të qëndruar".
"Por në futboll nuk i dihet Nuk mund ta them me siguri këtë gjë. Kurrë nuk i dihet".