Lajmet e fundit

Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka konfirmuar se nuk do të bashkohet me Real Madridin, ndërkohë që merkatoja mbetet ende e hapur.
Hazard është i lidhur me një kalim të klubi Madrilen pas shitjes së Cristiano Ronaldo te Juventusi muajin e kaluar.
"Ju e dini atë që e kam thënë pas Kupës së Botës. Jam i lumtur këtu, nuk dua të flas për këtë ende", tha ai për RMC Sport.
Ai bëri me dije se ka edhe dy vite kontratë të mbetura dhe se do të shoh se çfarë do të ndodh tek pastaj, njofton Express.co.uk, transmeton Klan Kosova.
Mediet spanjolle me parë kishin raportuar se klubi nga Londra po kërkon të përfitojë 225 milionë euro nga shitja e lojtarit të tyre.