Lajmet e fundit
Asi i Bluve ka folur pwr luftwn pwr titull nw Premierligw dhe sfidat qw i presin skuadrat drejt kwtij trofeu

Eden Hazard beson se Arsenal dhe Manchester United do të jenë rivalet e tyre kryesor për titull.
Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka befasuar kur është pyetur për kandidatët e mundshëm për titull të Premierligës.
Ai u shpreh se Chelsea rivalët kryesorë ka Arsenalin dhe Manchester United, duke mos përmendur fare Liverpool dhe Manchester City.
“Mendoj se Arsenal dhe Manchester United janë rivalët kryesorë të Chelseat”, tha Hazard për Sky Sports.
“United luajti dobët në pjesën e parë të sezonit, por në ndeshjet e fundit kanë luajtur mirë. Ata kanë lojtarë të mirë, menaxher të mirë dhe në fund do të jenë në vendin e dytë ose tretë”.
Kujtojmë se United gjendet në vendin e gjashtë me 41 pikë, 6 më pak se sa Tottenham dhe Arsenal në pozitat dy dhe tre, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.