Lajmet e fundit

Mesfushori Eden Hazard është i lumtur në Chelsea – kështu ka thënë vëllai i tij Thorgan, i cili ka insistuar se nuk ka dëgjuar për probleme të mundshme mes Eden dhe menaxherit, Jose Mohurinho.
Ylli i The Blues ka pasur probleme me formën në edicionin e ri, ndërsa duket se ata nuk kanë gjasa për ta mbrojtur titullin, pasi aktualisht pozicionohen në vendin e 14 pas po kaq ndeshjeve të zhvilluara.
Blegu nuk ka arritur që të shënojë në 21 ndeshje në të gjitha garat. Vështirësitë për të kanë qenë befasuese pasi ai nj vit më parë ka fituar titullin e lojtarit më të mirë në Premier League.
Por pavarësisht këtyre Thorgan ka thënë se vëllai i tij nuk ka arsye për të mos qenë i lumtur, transmeton Klan Kosova.