Lajmet e fundit
Asi belg duhet të mësohet me të qenit lojtari më i mirë në Stamford Bridge, ka thënë ish lojtari i gjerman.

Eden Hazard duhet të përmbushë pritshmëritë dhe të jetë në nivelin më të lartë vazhdimisht, ka thënë Michael Ballack.
Belgu e udhëhoqi skuadrën drejt sukseseve në edicionin 2014-15, por dëshpëroi me paraqitjet e tij edicionin e shkuar.
Dhe Ballack, që ka fituar trofe të shumtë si futbollist, ka thënë se 25 vjecari duhet të tregojë klasin që ka.
“Vitin e shkuar ai pati probleme. Lojtarët si ai duhet të kenë ambient të ngrohtë dhe lidhje të mirë me të gjithë për të performuar mirë”.
“Ai është talent i jashtëzakonshëm. Por duhet që të jetë në nivel të detyrës, më shpesh”.