Lajmet e fundit

Sulmuesi i Chelseas, Eden Hazard, pritet që të qëndrojë në Chelsea gjatë verës, pasi që u ka thënë miqve të tij se është i lumtur në Londër.
Raportet në Spanjë kishin sugjeruar për një arritje të marrëveshjes mes Hazardit dhe shefes së transferimeve tek Chelsea, Marina Granovskaia, për të dëgjuar mbi mundësitë e kalimit të tij në Real Madrid, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, bisedimet nuk kanë filluar ende.
Ngushëllim për Realin nëse dështon në transferimin e belgut, është nënshkrimi me bashkëlojtarin e tij në kombëtare dhe Chelsea, portierin Thibaut Courtois.