Lajmet e fundit

Eden Hazard ka sugjeruar që e ardhmja e tij te chelsea varet nga lojtarët që klubi do t’i transferojë para stinorit të ardhshëm.
Ai ka refuzuar që ta nënshkruajë tani marrëveshjen me klubin nga ‘Stamford Bridge’, dhe duket se e pret performancën e Chelseas në afatin kalimtar veror, në mënyrë që ta marrë vendimin e tij të madh.
“Po pres lojtarë të rinj stinorin e ardhshëm”, ka thënë Hazard, shkruan Goal.
“Dua lojtarë të mirë, sepse dua që ta fitoj Premier Ligën sezonin e ardhshëm”.
“Prandaj nuk po nxitoj. Është diçka e madhe, andaj kam nevojë që të endoj për shumë gjëra. Por një gjë është e sigurt: Jam i lumtur këtu”.