Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për mossigurimin e vaksinave anti COVID-19.
Sipas tij, Qeveria Kurti ka dështuar në këtë aspekt, andaj ka kërkuar nga Shqipëria që të hapë një pikë të vaksinimit në kufi për kosovarët, njofton Klan Kosova.
"Unë si çlirimtar i këtij vendi, në një luftë të tillë nuk di me ik. Kam kontaktuar njerëz me ndikim në diasporë dhe përmes tyre kemi siguruar oferta prej 500 mijë e deri në tre milionë vaksina, por Ministria e Shëndetësisë as që u ka dërguar e-mail atyre".
"Shqipëria të hapë një pikë të vaksinimit në Morinë dhe kushdo që dëshiron të vaksinohet atje sepse Qeveria jonë ka dështuar".
"Kërkesa ime për qeverinë është pasi përfunduan zgjedhjet në Shqipëri, a mund ta ktheni vëmendjen tek qytetarët e Kosovës sepse virusi po vret çdo ditë".
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.