Ende nuk ka nisur takimi mes ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Kështu ka njoftuar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani e cila gjendet në ambientet e Presidencës, njofton Klankosova.tv.
Ajo tha se Radoniqi është parë në Presidencë, megjithatë ende nuk ka shkuar tek Haxhiu.
“E kemi parë tashmë që Kreshnik Radoniqi është në ambientet e Presidencës, por takimi ende nuk ka nisur”, theksoi gazetarja.
Ky takim i cili u paralajmërua për në orën 14:00, po mbahet pas shpërndarjes së Kuvendit, derisa Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja.
https://www.youtube.com/watch?v=0gbFvS3VN4I
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.