Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kujtuar masakrën në fshatin Gulluboc të Malishevës.
Ajo ka thënë se do të angazhohet për drejtësinë e munguar, njofton Klan Kosova.
“30 civilë u masakruan më 26 shtator 1998, në fshatin Gulluboc të Malishevës. Në tmerrin e asaj dite kishte vetëm një të mbijetuar, i cili ka rrëfyer për krimin e bërë disa herë pas luftës”.
“Përpjekja për drejtësi është detyrim të cilin doemos duhet ta përmbushim. Martirët e rënë gjatë luftës për liri janë e vërteta për të cilën përveçse duhet kujtuar, do të angazhohemi për të sjellë drejtësinë e munguar”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.