Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, sot zhvilloi takim me të Ngarkuarin me Punë të Japonisë në Kosovë, Tanigaki Hiroyasu.
Në komunikatë bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, si dhe për perspektivat e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Me këtë rast, Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të Japonisë ndaj Republikës së Kosovës./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.