Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministri në dorëheqje për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, kanë bërë homazhe te busti i heroit Besim Ndrecaj.
Kështu ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
“Unë e bëra timen, liria fitohet vetëm me gjak dhe me grykë të pushkës”, Hoti ka cituar në postimin e tij.
“Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Besim Ndrecaj!”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.